Ardit Çuni rrëfen se e zgjodhi Danielën për një arsye shumë të veçantë

Kliko per me shume info

Këtë javë në edicionin e 20-të të “Kënga Magjike’ u prezantua kënga më e përfolur e javës “Qaj”.

Projekti vjen si një bashkëpunim i këngëtarit Ardit Çuni dhe konkurrentes së ‘The Voice Kids’, Daniela.

Kliko per me shume info

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe shumë shpejt ka arritur me mijëra klikime në ‘Youtube’.

“Qaj” është një baladë e ndjerë, e cila preku zemrat e të gjithëve me tekstin dhe interpretimin e jashtëzakonshëm të dy këngëtarëve.

Në një intervistë të shkurtër për “RevistaWho”, Arditi ka treguar se si lindi ideja e bahkëpunimit me Danielën.

‘Ideja lindi nga një përjetim shumë emocional i imi personal në momentin kur pashë audicionin e Danielës. Mendoj që ka talente pafund në Shqipëri të cilat mundësitë i kanë të pakta për të vazhduar rrugën e muzikës dhe kjo ka qenë një ndër ndjesitë e para që më ka dhëne Daniela me zgjuarsinë e saj. Unë kam qenë një ndër ata që në fillimet e mia nuk kam patur mundësi për të bërë muzikë, por me të gjitha vështirësitë ja kam dalë dhe sot dua t’ja jap Danieles këtë mundësi që unë se pata dikur’ u shpreh këngëtari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.