Presione për të favorizuar Xhafajn, kreu i policisë Ardi Veliu merret në pyetje në prokurori

Aktualitet

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, deshmon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e Babales. Atij iu kerkuan sqarime për këtë çështje pasi Fredi Alizoti dëshmoi se ishte çuar në Prokurori me makinë nga vetë Ardi Veliu per te cilin tha se i kishte bere presion qe te deshmonte pro vellait te Fatmir Xhafajt.

Te merkuren në orën 09:30 është thirrur ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha. Veliu dhe Hoxha pyeten nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët, policia e shtetit i ka konsideruar të pavërteta deklaratat e Fredi Alizotit, të publikuara në video nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

Në njoftim zyrtar, policia thotë Ardi Veliu nuk ka lidhje me këtë çështje. Policia pranon që Alizoti është shoqëruar, por ky veprim është bërë nga Policia e Fierit urdhër të prokurorit të çështjes.

Policia ben me dije gjithashtu se Veliu nuk është i përfshirë në në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.

"Me përgjegjësi publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.

Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës", thuhet në njoftim.

"Në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar -thuhet në njoftim- Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës. Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

ME TE LEXUARAT