Ambasada e SHBA publikon foton e vjetër: Burrat shqiptarë për gjueti derrash

Kliko per me shume info

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një foto të vjetër të një grupi burrash shqiptarë. Në shpjegimin e fotos tregohet që data e shkrepjes mbetet e panjohur. Në imazhin e paraqur duken një grup burrash shqiptarë gati për filluar gjuetinë për derra të egër, sqaron Ambasada.

Në foton e dalë nga Biblioteka e Kongresit thuhet se “ata u mblodhën për gjueti pasi një karavan punonjësish amerikanë me ndihma humanitare mbërritën në qytetin malor dhe thanë se kishin parë derra të egër”.

Kliko per me shume info

Postimi i plotë
Data e panjohur. Stile të reja për veshjet e gjuetisë. Një grup burrash shqiptarë gati për të filluar gjuetinë për derra të egër. Pantallonat e tyre të gjera dhe xhaketat e qëndisura dhe të zbukuruara me gëzof përbëjnë një veshje shumë të veçantë gjuetie.

Ata u mblodhën për gjueti pasi një caravan punonjësish amerikanë me ndihma humanitare mbërritën në qytetin malor dhe thanë se kishin parë derra të egër përgjatë rrugës. (📸: Biblioteka e Kongresit)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.