Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman prindër për herë të parë?

Showbiz

Fansat e një prej çifteve më të dashura për publikun shqiptar e prisnin prej kohësh lajmin e bukur nga Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman.

Ata u martuan më 14 shkurt 2017 në Los Angeles në një ceremoni vërtet të mrekullueshme, nga ato që të bëjnë të besosh se skenat e filmave ndodhin edhe në realitet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo, pas dasmës fansat e çiftit prisnin lajmin se do të bëhen prindër. Sipas mediave turke gjatë një kontrolli të përgjithshëm që Almeda ka kryer në spital ka zbuluar lajmin e madh se do të bëhet nënë për herë të parë.

Çifti thuhet se e ka mësuar prej dy javësh lajmin, por ka vendosur ta mbajë të fshehtë, nuk e dimë për sa kohë. Mediat turke shkruajnë se çifti janë shumë të lumtur që do të bëhen prindër për herë të parë.

ME TE LEXUARAT