Alibeaj: Si shpjegohet që Taulant Balla po del në të gjitha episodet kriminale?!

Kliko per me shume info

Deputeti demokrat Enkelejt Alibeaj ka marrë pjesë i vetëm sot në Këshillin e Legjislacionit, që kishte thirrur në dëgjesë shoqërinë civile për nismën e Vetingut në politikë. Ai ka theksuar në fjalën e tij se cilat ishin motivet e kësaj iniciative nga opozita dhe e ilustroi me shembuj: “Po si shpjegohet që përfaqësues të lartë të kësaj mazhorance, kryetari i Grupit parlamentar të këtyre, Taulant Balla, del në të gjitha episodet kriminale të muajve të fundit?! 4 apo 5!”

“Ajo që po them sot unë nuk është retorikë politike, – tha Alibeaj. –  Por ajo që po them dhe do të ngelet dhe në analet e këtij parlamenti, është motivi i vërtetë për të cilin ne kemi propozuar amendamentet kushtetuese. Mbi to do të gjykojnë zotërinjtë, motivet e vërteta. Se ndaj e keni thirrur shoqërinë civile. Motivi është gjendja e rëndë e vendit sot e kapluarnga krimi, ku bandat kanë vendosur flamurin e zi të vdekjes në këtë vend. Pyetja është përse ky fenomen që nuk ka ndodhur në këto 30 vite, sot të lulëzojë. Ne besojmë dhe kemi prova se kjo ndodh vetëm për shkak të një motivi: Lidhjes së fortë të krimit të rrugës, të llumit, me politikën, me qeverinë, me kryeministrin. Dhe nuk është një sensibilitet yni i njëanshëm, partiak, por është publik. Bazuar në prova. Bazuar në fakte. Po si shpjegohet që përfaqësues të lartë të kësaj mazhorance, kryetari i Grupit parlamentar të këtyre, Taulant Balla, del në të gjitha episodet kriminale të muajve të fundit?! 4 apo 5! Si shpjegohet që një deputet, kolegu i tyre, Çyrbja, flet pa teklif me bandën e Shullazit? Si shpjegohet që i biri i një deputeti këtu, merr, dhunon, torturon, i mbrojtur nga i jati, një viktimë të pafajshme?! Janë të gjtiha këto elementë që publiksiht janë bërë ët ditura që unë besoj se çdo shqiptar e bëjnë të mendojë se kjo situatë do një zgjidhje, se ka sjellë dëm të madh.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.