Aksident me motor, ndërron jetë i riu shqiptar në Itali

Kosovë&Rajon

Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Pistoi, të Italisë.

Mësohet se viktima është shtetasi Kledis Gixhari 18-vjeç. Gixhari ndërroi jetë pasi motori me të cilin ishte duke udhëtuar sëbashku me një mikun e tij u përplas me kangjellat e një banese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përplasja ka qenë fatale për 18-vjeçarin, i cili humbi jetën në vend, ndërsa i plagosuri është shtruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

ME TE LEXUARAT