210 euro për një kalim me Kosovën

Aktualitet

Për një kalim në kufirin me Kosovës, me transaksione në vlera 1 mijë deri në 2 mijë euro, bizneset e vogla dhe të mesme paguajnë një kosto prej 210 euro çka pengon rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Pikërisht për këtë arsye bizneset ekesportuese i propozojnë qeverisë eliminimin e këtyre tarifave, me garancinë e dyfishimit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve për një periudhë të shkurtër kohore.

Komiteti Kombëtar i Lehtësimit të Tregtisë ka zhvilluar mbledhjen e 5 të tij, ku bizneset paraqiten problematike në lidhje me tregtinë me jashtë, një prej të cilëve ishte dhe barriera për eksportin e mandarinës nga Qafë-Bota.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër problematikat e tjera ishte edhe mos eksportimi i qumështit UHT dhe produkteve me bazë qumështi, unifikimi dhe njohja reciproke e standardeve fitosanitare midis vendeve të CEFTA, mungesa e certefikatave veterinare dhe ushqimore, të cilat sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, janë në proces zgjidhje.

Ndërsa i vetmi shqetësim që deri më tani është zgjidhur lidhet me marrjen e mostravepër çdo ngarkesë dhe pritja 48 për përgjigjen e analizave, që është reuktuar në 24 orë pritje dhe marrja e mostrave do të bëhet vetëm për 20 për qind të ngarkesave apo 1 në çdo 5 ngarkesa./scan

ME TE LEXUARAT