Zv/ministri tregon pse ishte kaq i rrezikshëm grupi ‘Bajri’
Zv/ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, të hënën, deklaroi se grupi kriminal ‘Bajri’ është konsideruar si një nga 17 grupet më të rrëzikshme me aktivitet të strukturuar si jashtë dhe brenda vendit.
Lamallari u shpreh në ‘Opinion’ se një karakteristikë e këtij grupi kriminal, ishte edhe shkalla e lartë e rrëzikshmërisë për shkak të përdorimit të dhunës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Zv/ministri tha se ky grup ka një histori të gjatë, pasi vepronte që në vitet 1994.
Ai deklaroi se për shkodranët vjen edhe një lajm i mirë, pasi ata janë ndëshkuar të paktën për dy vrasje, mes të cilave edhe një vajzë 15-vjeçare.