Zbulohen detaje, ja e kujt ishte lënda narkotike në burgun e Shënkollit, përgjegjës edhe dy policë

Aktualitet

Zbulohen detajet për drogën e gjetur në burgun e Shënkollit.

Burime të Policisë së Lezhës, bëjnë të ditur se, droga e bllokuar në këtë burg, në një sasi prej 2.7 gr. marijuanë, i përkiste të burgosurit L. V., nga Lapraka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të njëjta burime saktësojnë se , u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë edhe për punonjësit e policisë së Burgjeve, N. Gj., e G. N., vjeç 40 e 36, me detyrë trupë shërbimi.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë – Seksioni për narkotikët

Më datë 20. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për të dënuarin, shtetasin L. V., vjeç 41, banues në Laprakë, Tiranë, i cili vuan dënimin në IEVP Shënkoll dhe për punonjësit e policisë së Burgjeve, shtetasit N. Gj., e G. N., vjeç 40 e 36, me detyrë trupë shërbimi, pasi më datë 19. 09. 2018, gjatë kontrollit në ambientet e brendshme të këtij institucioni, L. V., ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 2.7 gr. lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Nenet 283 e 248 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT