Xhafaj konferencë të përbashkët me homologun austriak

Kliko per me shume info

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në konferencën e përbashkët të Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor me BE-në, e organizuar nga Austria, e cila ka presidencën e radhës së BE-së.  Gjatë takimit ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa pati edhe një konferencë të përbashkët me homologun e tij austriak, Kickl

Shqipëria mbetet një vend i angazhuar për të kryer rolin që i takon në parandalimin e problematikave aktuale. Flas veçanërisht për ato të lidhura, siç e theksoi me të drejtë z.Ministër, me krimin e organizuar, emigracionin e jashtëligjshëm dhe terrorizmin, të cilat prekin rajonin tonë dhe më gjerë.

Kliko per me shume info

Ndaj e gjykojmë të arsyeshme që bashkëpunimi ynë të thellohet dhe ndihma konkrete në këtë drejtim duhet të konkretizohet, duke mos mbetur në kufi të deklaratave retorike, siç e theksova edhe në seancën plenare. Mbetemi të gatshëm për të qenë kontribues aktivë në zgjidhjen e shumë situatave të vështira për kontinentin, ndaj do donim një ndihmë më aktive nga ana e Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare të BE, jo vetëm në këshilla, rekomandime, por edhe në një asistencë logjistike dhe teknike shumë më të mirë se deri tani”, u shpreh ministri i Brendshëm austriak gjatë konferencës.

Ndërkaq ministri Xhafaj theksoi se edhe numri i emigrantëve është rritur mbi 5 herë.

Çështjet që lidhen me emigracionin e paligjshëm janë çështje të rëndësishme për vendin tim.  Ne jemi duke dhënë një kontribut tejet aktiv në këtë aspekt, edhe për shkak të rritjes së lartë të fluksit migrator gjatë këtij viti.

Aktualisht ne kemi një rritje mbi 5 herë krahasuar me vitin e kaluar të numrit të emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në territorin shqiptar.

Ne jemi duke e përballuar më së miri këtë gjë, kemi diskutuar gjerësisht në vazhdimësi edhe me Ministrin e Brendshëm austriak dhe Brukselin për këtë temë.

Mirëpresim natyrisht edhe të gjithë kontributin e mundshëm të Brukselit, edhe të Austrisë dhe të vendeve të tjera anëtare për të zgjeruar kapacitetet tona teknike në mënyrë që ta përballojmë më së miri këtë fluks migrator në rritje“”, tha Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.