West Side Family bëhen sërish tre, ja këngëtari që u bashkohet

Showbiz

Vdekja e Dr Florit rreth katër vite më parë tronditi botën e muzikës dhe jo vetëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy anëtarët e tjerë të grupit "West Side Family" e kanë kujtuar shpesh këngëtarin, duke u kujdesur edhe për familjen që ai la pas.

Së fundmi Landi dhe Miri janë shprehur se që nga 17 nëntori i 2014 kanë kaluar shumë ditë të vështira.

Mirëpo një risi do të vijë me grupin e tyre, i cili prej kohësh ka vetëm dy pjesëtarë.

Që pas vdekjes së Dr. Florit grupi i famshëm solli 3 këngë të reja.

Por këtë herë nuk do të jenë vetëm Miri dhe Landi. Mesa duket pjesë e West Side Family do të jetë edhe vëllai i këngëtarit të ndjerë, Alban Kondi.

ME TE LEXUARAT