Vlonjatëve u ishte bllokuar tubacioni i shkallës, mbeten pa fjalë nga ajo që shohin kur e hapin

Soft

Qyteti bregdetar i Vlorës, ndër të tjerë ka qenë gjithnjë një ndër më problematikët përsa i përket furnizimit me ujë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet e Ujësjellës-Kanalizimeve mund të vonojnë me ditë për t’u gjendur pranë qytetarëve në ditë të tilla.

Megjithatë çudirat nuk kanë fund nga Vlora e bukur, e përmendur shpesh edhe për trafikun e lëndëve narkotike nga brigjet ujore për në vendet fqinje.

Një habi e madhe ka ndodhur në një pallat në lagjen “Skelë”, një prej lagjeve më të famshme, ku prej dy ditësh ishte bllokuar tubi i ujërave të zeza.

Banorët e pallatit kanë mbetur pa fjalë kur panë se rreth gjysmë kilogram hashash ishin fshehur brenda në tub dhe kjo ishte ajo çfarë kishte shkaktuar bllokimin e tubacionit të ujërave të zeza të shkallës.

Një prej tyre ka shkruar ekskluzivisht për JOQ:

Pershendetje JOQ, si kaluat? Sot ne mengjes tek pallati Rivjera ne Skele te Vlores, dy dite tubi i ujerave te zeza te pallatit u bllokua nga hashashi mbi 600 gram. Bllokoi hyrjen dhe kanalizimin dhe as policia, asnjeri se vrau mendjen se ca po ndodhte…”/ JOQ.al

ME TE LEXUARAT