Vettingu në politikë, Rama: Ata nuk dinë as vetë çfarë kërkojnë

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse është dakord për vetingun e politikanëve të propozuar nga PD, ka theksuar se e gjitha kjo është një farsë e ngritur nga opozita dhe ata se kanë idenë as vetë se çfarë kërkojnë.

Cilin veting? Ata nuk dinë as vetë çfarë kërkojnë… Të vijë njëherë të vetingu që kemi bërë ne. Ka një veting për politikanët, për lidhjen me krimin, pasurinë e tyre dhe të rrethit familjarë. Njerëzve u intereson sa të ardhura të dala nga xhepat e tyre kanë marrë në zotërim në mënyrë të paligjshme.

Kliko per me shume info

Këta të tre do ngrejnë një strukturë për të hetuar veten e tyre? Nuk është çështja që nuk jam dakord por kjo është një farsë, nuk kuptohet se çfarë është. Veting i politikanëve janë duart… i ke të pastra apo nuk i ke?”, tha Rama.

Ndërkaq Rama nuk ka kursyer as akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha duke e cilësuar si artist mashtrues.

Luli është artist, në kuptimin e mashtruesit, si ata që fusin dorën në kapele dhe nxjerrin zogun, kështu është ai”, u shpreh kryeministri.

“… A e dini ju që unë çdo dhuratë të dasmës që kalonin një vlerë simbolike i kam kthyer? Unë do isha vërtetë i lumtur sikur të hapeshin të gjitha librat e pasurive dhe të shpenzimeve të politikanëve ë të familjarëve dhe të krushqve të tyre. Të merreshin të gjitha shpenzimet e tyre të pushimeve dhe çdo gjë tjetër.

Të gjithë këta që janë këtu, publiku që na ndjek, nuk dëgjojnë që jetoj në saraje, që fluturoj me chartera, etj, por dëgjojnë që ime shoqe ka përfituar truallin ku është ndërtuar shtëpia në mënyrë abuzive. Unë e di shumë mirë të vërtetën, dhe çdo qindarkë që unë kam e kam në letra dhe jam gati ta vë në dispozicion, por kjo duhet të shkojë përtej shtëpisë sime”, u shpreh kryeministri duke i dhënë përgjigje për akuzat e PD lidhur me shpenzimet nga buxheti i shtetit për llogari të pushimeve të familjes së tij”, tha Rama

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.