Zbulohet vendimi i gjykatës, dy ngjarjet që fundosën bandën e Safet Bajrit

Aktualitet

Zbardhet vendimi i gjykates se krimeve te renda qe la ne burg pa afat abetaret e bandes se Safet Bajrit. Sipas vendimit akuza per dy vrasje ka qene ajo qe i ka fundosur gjashte personat e arrestuar ne kuader te operacionit Oazi.

VENDIMI I GJYKATES

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar procedimin penal me nr 60 të vitit 2018, për veprat penale: Vrasje, shtrëngim për dhënie pasurie më anë të kanosjes ose dhunës, përcaktim i rezultateve në garat sportive, organizim i lotarive të palejuara si edhe pastrim i produkteve të veprës penale. Këtij procedimi i janë shtuar edhe procedimet penale, që ju përkasin ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Anëtarët e grupit Bajri dyshohen për disa vrasje dhe shpërthime me tritol të ndodhura përgjatë muajve të fundit në Shkodër, ndonëse zyrtarisht u janë listuar akuzat vetëm për dy vrasje të regjistruara në Shkodër përgjatë viteve 2001-2002.

Ngjarjet kriminale të Behar Bajrit:

Më 21/03/1999 rreth orës 20:30 në rrugën automobilistike Malësi e Madhe Shkodër, në Lagjen 10 Korrikur është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, nga i hetuari Behar Rustemi ( Bajri), në bashkëpunim me një shtetas tjetër.

Më 7/02/2001 rreth orë 08:25 në lagjen ‘Qemal Stafa’tek stacioni i mikrobuzave është qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasi Arben Tuzi, me pasojë vdekjen e tij nga i hetuari Behar Rustemi ( Bajri), në bashkëpunim me një shtetas tjetër.

Me 20/06/2002 në fshati Dobrac, Shkodër në banesën e shtetasit Behar Rustemi ( Bajri në Shkodër) është vrarë me armë zjarri nga hetuari Behar Rustemi ( Bajri), shtetasja Fabjola Hyseni, e moshës 15 vjece, deklaruar si bashkëjetuese e tij.

Behar Bajri është arrestuar në Holandë, bashkë me Samet Hallunin, anëtar aktiv i grupit kriminal.

ME TE LEXUARAT