Uragani “Florence”, rrëzohet pema në SHBA, godet nënën dhe fëmijën

Uragani “Florence” ka shkaktuar 4 viktima në SHBA. Raportohet që një pemë është rrëzuar në Karolinë,dhe si pasojë një nënë dhe një fëmijë kanë humbur jetën. Siç raportojnë mediat amerikane, meterologët janë të shqetësuar për lëvizjen e ngadaltë dhe se pritet të sjellë mjaft shkatërrim në vijim.

Presidenti Donald Trump më herët është shprehur se  qeveria është e përgatitur për pasojat.

Kliko per me shume info

Ekspertët parashikojnë se “Florence” mund të shkaktojë deri në 170 miliardë dollarë dëmtime. Pritet të godasë 759,000 shtëpi dhe biznese dhe të bëhet stuhia më e shtrenjtë që ka goditur ndonjëherë SHBA-në.

Siç parashikohet uragani do  të bllokohet edhe më shumë jashtë brigjeve të Karolinës para se të rrëmbejë bregun lindor të SHBA dhe të lëvizë brenda vendit para fundjavës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.