“Ky është turizmi në Durrës, ka plasur sheshit... era nuk durohet!”

Aktualitet

Sezoni turistik është drejt fundit e pikërisht për shkak se nuk janë të shumtë njerëzit që zgjedhin të pushojnë në shtator, plazhi në Shqipëri mund të kthehet në një “oaz” të vërtetë qetësie dhe relaksi.

Por duket se këtë vit ata që kanë zgjedhur shtatorin për të pushuar nuk do t’ja kalojnë mirë. Të paktën ata pushues që kanë shkuar në Durrës, pranë zonës së njohur tek Shkëmbi i Kavajës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një video është postuar këtë të dielë në rrjetin social të ish kryeministrit Berisha. Denoncimi vjen nga qytetarët për një rast flagrant të mungesës së përgjegjësisë nga ana e autoriteteve vendore. Një pusetë e ujërave të zeza ka plasur në mes të plazhit, duke infektuar të gjithë zonën.

Për më tepër ndiqni pamjet:

STATUSI I BERISHËS DHE VIDEO

Gjushit i plasin gjirizet!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor. Kjo eshte situata aktuale ne kete moment Te hotel Majestic Shkembi Kavajes,me respekt

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/226950734840400/

ME TE LEXUARAT