Transferimet e prokurorëve “rebelë” nga Marku, kush vendos për fatin e dosjeve “Shullazi” dhe “Tahiri”

Aktualitet

Dy dosjet më të bujshme që u prekën nga transferimet e prokurorëve të Krimeve të Rënda në rrethe janë dosjet “Shullazi” dhe “Tahiri”. Pas shumë debateve për hedhjen në short, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela vendosi ta marrë përsipër vetë pretencën për grupin “Shullazi”, së bashku me zv/drejtuesin Gentian Osmani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit është prokuror edhe në dosjen “Tahiri” dhe mund të jetë kryesues pas transferimit të Besim Hajdarmatajt në Prokurorinë e Pogradecit. Megjithatë, emrat e prokurorëve të tjerë nuk janë bërë të ditur ende. Prokurori Ened Nakuçi vijon me raport mjekësor jashtë vendit, ndërsa Elisabeta Imeraj duket se nuk lëviz nga Prokuroria e Tiranës.

ME TE LEXUARAT