Tinka Kurtit i dhurohet një foto kur ishte fëmijë, por vajza e vogël nuk është aktorja

Kliko per me shume info

Çudia e radhës vjen nga qyteti i Korçës ku së fundmi është mbajtur festivali “Ko Ko fest”, një event në të cilin ka qenë e pranishme edhe aktorja shqiptare Tinka Kurti. Organizatorët e festivalit kishin menduar që në shenjë mirënjohjeje t’i dhuronin Kurtit një fotografi kur ajo ishte ende fëmijë. Ky gjest e ka emocionuar artisten, ndërkohë që ishin printuar shumë kopje të tilla për t’ua ndarë të pranishmëve.

Por kjo gjërat duket se nuk kanë shkuar siç duhej. Sipas “Dritare vogëlushja në foto nuk është aktorja e njohur, por një zonjë e quajtur Lirie Quku Sulo, e cila ka qenë dikur mësuese në Shkodër.

Kliko per me shume info

Zonja në fjalë nuk jeton më, por ka qenë pikërisht mbesa e saj, Valbona Quku e cila ka publikuar fotot origjinale duke nxjerrë në pah ketë gabim të organizatorëve të festivalit.

“Vajza e Kartolinave është halla ime Lirie Quku Sulo. E veshur me kostumin e dardhareve. Dalë në 1941 Dardhë, Korçë gjatë periudhës që gjyshi im Qamil Quku ishte kryetar i kësaj komune. E marrë nga albumi i familjes Quku. Një shpjegim ky që e ndjeva si detyrë ta bëja, sepse tani vonë njërës nga këto foto i është vënë emri i një aktoreje shkodrane, shumë të njohur dhe mund të jetë diku e varur në një dhomë shkodrane”, ka thënë Valbona Quku.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.