Protesta masive në Prishtinë, Thaçi vizitoi Bërnjakun dhe Ujmanin

Kosovë&Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi të shtunën vendkalimin kufitar Bërnjak, në veri të Kosovës, doganën dhe policinë atje, ndërsa gjatë kthimit vizitoi Liqenin e Ujmanit.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Presidenca e Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët, media serbe raportoi se anëtarët e njësisë speciale të Kosovës ROSU kanë marrë nën kontroll Liqenin dhe hidrocentralin e Ujmanit dhe se kanë arrestuar disa serbë.

Këto pretendime u hodhën poshtë nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, i cili tha për Radion Evropa e Lirë se në Ujman vetëm se është zhvilluar një vizitë.

ME TE LEXUARAT