Tani mund të dobësoheni menjëherë! Ja drithërat që duhet dhe s’duhet të hani!

Soft

Kohët e fundit, drithërat kanë marrë një reputacion të keq, sepse shumë njerëz mendojnë se, ato të shëndoshin, kjo për shkak të karbohidrateve që ato kanë.

Por mos u shqetësoni, ka menduar ky artikull për ju. Ne ju sjellim, 8 drithërat që duhet të hani, nëse doni të dobësoheni. Por keni edhe 3 të tjera që nuk duhet t’i konsumoni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drithërat që duhet të hani!

Tërshëra

Tërshëra është e lartë në avenanthramide, një antioksidant që mbron zemrën. Tërshëra njihet për aftësinë e saj për të thithur shumë ujë, që do të thotë se, ajo fryhet në stomak, duke ju ngopur shpejt.

Orizi kaf

Orizi kaf nuk ka aq shumë karbohidrate, sa i bardhi. Është i mbushur me antioksidantë, magnez, fosfor etj. Gjithashtu, është i ulët në yndyrë dhe i lartë në fibra.

Edhe thekëri është shumë i domosdoshëm, dhe ju bën punë për t’u dobësuar.

Elbi, është fantastik, jo vetëm për humbje peshe, por edhe për uljen e kolesterolit. Kur të shkoni në pazar, për të blerë elb, sigurohuni të merrni kokërrgjatë, jo të rrumbullakët, këshillon ky artikull

Hikrra ka më shumë proteina, se sa kanë drithërat e tjera. Është një burim i mirë proteinash, për vegjetarianët. I lartë në magnez, që është e rëndësishme, për rregullimin e presionit të gjakut.

Kuinoa, dhe hikrra janë të rëndësishme, për njerëzit që vuajnë nga intoleranca e glutenit. Ajo nuk është e lartë në kalori, dhe është e pasur me vitaminë B dhe omega-3.

Thjerrëzat janë të pasura në proteina, fibra dhe të ulëta në yndyra. Ka pak karbohidrate, që digjen shpejt, informon ky artikull.

Misri kokërr është shumë i shëndetshëm. Është i ulët në kalori.

Çfarë drithi nuk duhet të hani

Orizi i bardhë, gruri dhe kuskusi janë të larta në karbohidrate, kalori dhe ju shtojnë në peshë.

ME TE LEXUARAT