SHBA, stuhia 'Florence' tejkalon të gjitha parashikimet

Bota

Karolina po përballet me një stuhi shumë të fuqishme Florence ka lënë 12 persona të vdekur dhe ekspertët paralajmërojnë se ditët në vazhdim mund të sjellin shkallën më të rëndë të shkatërrimit në historinë e Karolinës Veriore.

Meteorologët kanë paralajmëruar se lumenjtë po rriten në nivele rekorde, dhe mijëra persona janë urdhëruar të evakuohen. Mediat amerikane raportojnë se numri i viktimave ka arritur në 12, shumica nga të vdekurit janë të Karolinës Veriore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të vizitojë zonat e prekura nga stuhia gjatë javës së ardhshme.

ME TE LEXUARAT