Sot pretenca për Shullazin në Gjykatën e Krimeve të Rënda, zbulohet dhe kush janë prokurorët

Aktualitet

Sot pritet të jepet pretenca për Emilajno Shullazin dhe grupin e tij. Seanca është parashikuar të zhvillohet në orën 09:00 në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ndërkohë nga të dyja anët, forca të shumta policie kanë rrethuar këtë institucion. Në gjykata ndodhen edhe drejtues të policisë së Tiranës dhe efektivë civilë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë cështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Pak ditë më parë Prokuroria bëri të ditur se është caktuar trupa e prokurorëve për këtë çështje, por emrat ende nuk janë bërë të ditur, pasi në njoftim thuhej se do të publikohen ditën e seancës.

Ndërkohë një ditë më parë, ambasada amerikane në Tiranë në përgjigje të Zërit të Amerikës për këtë çështje tha se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

ME TE LEXUARAT