Socialistët e Kukësit kundër protestës për tarifën në ‘Rrugën e Kombit’

Këshilli Bashkiak i Kukësit dhe ai i Qarkut kanë shuar zërat për protesta më 17 shtator, kundër tarifimit prej 100 lekësh për banorët e qarkut Kukës.Në deklarata të veçanta për mediat, Abedin Oruçi dhe Gjelbrim Shehu, kanë deklaruar, se kjo çështje tashmë konsiderohet e mbyllur.

Kryetari  i Këshillit Bashkiak të Kukësit tha se nuk do të ketë protesta pasi tarifa është e përballueshme nga të gjithë banorët. Ndërsa Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës Abedin Oruçi u shpreh se komania koncesionare duhet të vazhdojë punimet për rregullimin e aksit dhe se banorët nuk duhet të ndikohen nga politika.

Kliko per me shume info

Sipas tyre, edhe mbledhja e sotme e këshillit bashkiak, ku pritej të diskutohej kjo tarifë ka dështuar, për shkak të mos ardhjes së këshilltarëve në mbledhje, çka fakton edhe moskundërshtitë e tyre ndaj kësaj tarife.

Qeveria në negociata me banorët, por edhe kompaninë koncensionare, vendosi që të caktojë një tarifë prej 100 lekësh ëpr cdo kalim, për banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.