Si reagon trupi ndaj pijeve energjike?

Soft

Shumë njerëz kanë tendenca të konsumojnë pije energjike për të qëndruar zgjuar më gjatë, për t’i ngritur nivelet e energjisë etj. Pijet energjike konsumohen kryesisht nga studentët dhe nga ata që bëjnë punë të lodhshme. Sidoqoftë, shumë pak nga ta e dinë për rreziqet e vërteta të kësaj pije.

Vetëm një pije e tillë e rritë rrezikun për sulm në tru dhe në zemër, transmeton Telegrafi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çfarë bën në të vërtetë Red Bulli?

Pijet energjike i shkaktojnë sulmet në zemër, trashjen e gjakut, sulmin në tru dhe problemet tjera kardiovaskulare. Vetëm një orë pasi të keni konsumuar Red Bull, reagimet e trupit janë të njëjta me ato të sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas kompanisë Red Bull, konsumimi i kësaj pije është gjë e njëjtë me konsumimin e kafesë apo pijeve freskuese.

Në të vërtetë ka disa efekte të njëjta si kafeina sepse i ngritë shpejt nivelet e energjisë, por vetëm për një kohë të shkurtë.

Sidoqoftë, pijet energjike përmbajnë një kombinim të kafeinës me disa përbërës tjerë që kanë efekte negative në trup. P.sh., në pije energjike gjendet edhe azpartami, e cila substancë ka veti kanceroze, metabolike, alergjike, neurotoksike. Veç kësaj, ka edhe efekte të njëjta me pijet freskuese, si mungesa e energjisë dhe ligështia, gjë që bën të keni nevojë për një pije tjetër të këtij lloji.

Kush është në rrezik më të madh?

Siç e cekëm edhe më lart, pijet energjike e shkaktojnë trashjen e gjakut sepse kanë ndikim të fuqishëm në funksionin e enëve të gjakut. Si rezultat i kësaj, nëse keni ndonjërën nga këto probleme shëndetësore, atëherë nuk duhet të konsumoni pije energjike:

– Jeni të shqetësuar

– Vuani nga presioni i lartë e gjakut

– Vuani nga sëmundjet kardiovaskulare

– Keni nivele të larta të stresit

– Jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës

Përveç këtyre, pijet energjike duhet t’i shmangni edhe nëse jeni shtatzënë.

Si t’i përmirësoni nivelet e energjisë në mënyrë natyrale?

Në vend se t’i përdorni këto pije të dëmshme, ju mund t’i përmirësoni nivelet e energjisë në mënyrë krejtësisht natyrale.

ME TE LEXUARAT