Policia flet për shpërthimin e automjetit në Vlorë
Policia e Vlores ka folur ne lidhje me shperthimin e ndodhur mbremjen e sotme ne kete qytet. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 22:58, në lagjen "15 Tetori", autorë të paidentifikuar ende i kanë vënë lëndë plasëse (shpërthyese) automjetit tip Ford Autoveturë me targë AA 987 KP.
Policia theksoi se automjeti ka qenë i parkuar në një rrugë dytësore pranë Bashkisë së qytetit, në pronësi të shtetasit E.I., 42 vjeç.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Policia beri me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.