Sherri në Tiranë, babai sulmon me thikë të dashurin e vajzës

Aktualitet

Detaje të reja zbulohen për sherrin e ndodhur mes dy personave në zonën e ‘Unazës së Re’ në Tiranë pasditen e sotme.

Shtetasi Rezmi Caushaj 51 vjeç ka plagosur me thikë një 40-vjeçar, pasi ishte kundër lidhjes që kishte vajza e tij më këtë të fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

51-vjecari ka tentuar disa herë t’i ndajë, por kur nuk ia ka arritur qëllimit ka ftuar të dashurin e vajzës në një lokal dhe më pas i ka ngulur thikën duke e lënë të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Plagos me mjet prerës 40 vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia kap dhe shoqëron autorin.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, u bë kapja dhe shoqërimi i shtetasit :

– R. C.

Ky shtetas ditën e sotme rreth orës 10:15, në zonën e “Unazës së Re” pas një konflikti, ka plagosur me mjet prerës një shtetas të moshës rreth 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes./balkanweb

ME TE LEXUARAT