Serbia paralajmëron konflikte në Luginën e Preshevës

Liderët politikë shqiptarë në jugun e Serbisë me kërkesat që tri komunat e kësaj pjese t’i bashkohen Kosovës, mund të nxisin konflikte ndëretnike, ka thënë sot për agjencinë FoNet deputeti dhe kryetari i Këshillit komunal të Partisë Përparimtare serbe (Srpska napredna stranka) Nenad Mitroviq, sepse, ka theksuar ai, në ato komuna jetojnë edhe serbët që e kundërshtojnë këtë.

Në pyetjen se si e interpreton kërkesën e liderëve shqiptarë të Luginës së Preshevës për bashkimin e saj Kosovës, Mitroviq është përgjigjur se kjo kërkesë assesi s’i kontribuon dialogut Beograd – Prishtinë”.

Kliko per me shume info

Vendimi i Kuvendit të Kosovës nuk është detyrues as për Beogradin dhe as për bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Mitroviq. Ai ka nënvizuar se ajo që e kërkojnë shqiptarët në jug, është fushatë për zgjedhjet e Këshillin Kombëtar që mbahen më 4 nëntor. Sipas fjalëve të tij, përfaqësuesit e shqiptarëve kanë humbur kredibilitetin e zgjedhësve të vet dhe tash përpiqen t’i animojnë zgjedhësit

Mitroviq ka thënë se “këto tri komuna kurrë nuk kanë qenë në përbërje të Krahinës Autonome të Kosovë e Metohisë”. Ai ka tërhequr vërejtjen se po këto kërkesa mund t’i bëjnë edhe shqiptarët në Maqedoni, në Kumanovë, në veri të Shkupit , rreth Tetovës. “Çfarë do të thotë kjo. A duam ta kemi efektin domino në rajon? Shqiptarët e rajonit po kërkojnë që në kuadër të zgjidhjes së statusit të Kosovës ta zgjedhin statusin edhe në vendet tjera, jo vetëm në Serbi, sepse aty janë edhe Maqedonia e Mali i Zi.

Partia Përparimtare serbe është parti në krye të së cilës është kryetari i Serbisë Aeksandar Vuçici. koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.