Sekuestrim të pasurive të personave publikë: Basha prezanton platformën e ashpër të opozitës kundër korrupsionit

Aktualitet

“Kjo që do të bëjmë sot është më shumë se denoncimi, - paralajmëroi kryetari i opozitës Lulzim Basha në konferencën e opozitës që ka nisur sot në Tiranë. - Ne do të prezantojmë platformën Antimafia që propozon mekanizmin ligjor dhe institucional për evidentimin, sekuestrimin e pasurive të personave publikë dhe private të përfshirë në afera korruptive tendera, koncensione, PPP.

Nëse një grush njerëzish përfitojnë gjysmën e fondeve publike në mënyrë jotransparente për afera që nuk sjellin asnjë përfitim publik, thënë ndryshe shërbimi më i madh është të kthejmë kushtet e konkurencës së ndershme, zbatimin e e ligjit. Ky është synimi i platformës sonë që do ta prezantojmë në tre pjesë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së pari, znj. Tabaku do të flasë për bilancin e abuzimeve në sektorin e tenerderva, koncensione, monopoleve.

Së dyti, z. Mima do të bëjë një bilanc financiar se sai kushton kjo taksapaguaesve shqiptarë

Së treti, z. Alibeja do të bëjë një amendim për ligjin Antimafia që të gjithë ata që përfitojnë në mënyrë korruptive paratë e taksapaguesve shqiptarë. Njesoj si në rastin e krimit të organizuar, atyre që janë bërë palë në këto afera të provojnë ligjshmërinë e pasurive të tyre dhe së dyti, pasuritë e tyre të verifikohen e sekuestrohen

ME TE LEXUARAT