Akuzat e forta në studio, Spiropali i përmend mesazhet me ‘GD’, Salianji: Shikoni orgjitë që bënit

Aktualitet

Është shoqëruar me fyerje dhe akuza të rënda debati mes deputetes së PS Elisa Spiropali dhe deputetit të PD Ervin Salianji në studion e ‘Open’ në TCH.

Teksa temë debati ishte çështja e vettingut në politikë, deputetët devijuan në provokime dhe fyerje për njëri-tjetrin. E tensionuar Spiropali i përmendi Salianjit mesazhet e publikuara disa muaj më parë me një person ‘GD’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ti nuk mund të flasësh për Skenderbe, se ti je vemje, vetëm ti mos fol për moral, se je kapur në publik dhe e dinë të gjithë, të flasë ndonjë tjetër”, është shprehur Spiropali, ndërsa Salianji ka vijuar më pas me fjalë fyese për këtë të fundit.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Të ndjekim deri në fund kush është hajduti, kush është vrasësi, kush është shpifësi. Por jo vetting, politikanët për politikanët. Ti je mashtrues që nuk ke as burrëri për të diskutuar.

Salianji: Na thua broçkulla këtu dhe del me çanta 2-3 mijë euro.

Spiropali: Unë nuk kam asnjë cantë as 2 mijë euro, as 5 mijë euro, as nuse djali, as djalë, as kunat, asgjë.

Salianji: Del këtu dhe kërkon dhe mbron politikanët e kriminalizuar. Me unaza, me çanta, me makina, me varëse…

Spiropali: Po ç’varëse e unaza, o pika ty për varëset dhe unazat.

Salianji: Me këta njerëz do merremi ne, që flasin broçkulla, i marrin njerëzit për budallenjë këta, kush janë këta, që e nisin me 5 milion euro nga KLSH dhe e mbyllin me prokurorinë.

Spiropali: Je mashtrues! Je shakaja publike e partisë tënde. Unë nuk i bie kujt më qafë, zgjidh problemet morale që ke vetë, me mua mos u merr me këtë cështje.

Salianji: Këto diskutoni sot, jo përpëlitje kot.

Spiropali: Ti nuk mund të flasësh për Skenderbe, se ti je vemje, vetëm ti mos fol për moral, se je kapur në publik dhe e dinë të gjithë, të flasë ndonjë tjetër. Politika është arena ku ka moral dhe përballje, unë nuk i konsideroj as kundërshtarë

Salianji: Unë krimin e konsideroj armik edhe hajdutëve, armiq të shqiptarëve. Shikoni origjitë që bënit në ‘Mjaft’ dhe në ‘G99’.

ME TE LEXUARAT