Rrinë me këmbë të hapura, aktivistja u jep një mësim burrave

Në qoftë se je mashkull dhe jeton në Rusi bën mirë të mendohesh dy herë para se të hapësh këmbët dhe të zësh dy vende në ndenjëset e transportit publik.

Kliko per me shume info

Një femër vigjilente qëndron e heshtur në metrotë e Rusisë dhe në momentin që sheh një burrë me këmbët të hapura,çohet dhe i hedh zbardhues rrobash në organin gjenital. Dhe jo thjesht zbardhues nga ai që përdorim në shtëpi, zbardhuesi që ajo përdor është 30 herë më i fortë.

Anna Dovgalyuk shprehet se e bën këtë për të t’iu dhënë një mësim meshkujve që duan të tregojnë burrërinë e tyre para femrave dhe fëmijëve në metro. Kështu, ajo i ka vënë qëllim vetes që të ndalojë agresionin gjinor të meshkujve në Rusi.

22-vjeçarja po “zbardhon” gjenitalet e meshkujve “në emër të të gjithëve që u duhet t’i durojnë teksa tregojnë kualitetet e tyre prej maçoje në transportin publik , duke zënë edhe më shumë vend seç duhet.

Anna ka prodhuar një të ashtuquajtur “manifest video” me titull “Hapni këmbët? Ja ku erdha”, dedikuar të gjithë atyre që zënë vende në transportin publik. Deri më tani ajo i ka derdhur zbardhuesin e fortë më shumë se 70 meshkujve në metronë e Shën Petersburgut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.