Rrëshqitjet e tokës në Dardhë, banorët e mashtruar paralajmërojnë protesta

Aktualitet

Banorët e Dardhës në Fushë Arrëz, të cilët u përballen me fatkeqësinë natyrore të rrëshqitjes së tokave, gjate pranverës së kaluar vijojnë ende të presin teksa jetojnë në harresën e çdo njërës prej strukturave shtetërore që duhet të merreshin me hallin e tyre.

Ndryshe nga sa ju premtua fillimisht ata veç një pakete ushqimore dhe një çadre portative nuk kanë marr asgjë tjetër nga Shteti, ndërkohë që përfaqësuesit e tij aso kohe u zotuan për ndihmë të menjëhershme. E teksa durimi i ka tejkaluar kufijtë, ndërsa jemi në prag të stinës së reshjeve, banorët e Dardhës paralajmërojnë protesta të cilat do të përshkallëzohen deri në greve urie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata e konsiderojnë si tallje me fatin e tyre, neglizhencën e strukturave shtetërore, ndërsa shprehen se nuk kanë ndërmend të lëvizin nga banesat e tyre të dëmtuara. Banorët shprehen se janë njoftuar të bëhen gati për tu strehuar serish në Kishë gjatë dimrit, por duket se kësaj radhe refuzojnë duke pohuar se në shenjë proteste ata do të jetojnë me rrezikun që ju kanosin rrëshqitje të tjera.

Zona ku u shënuan rrëshqitjet masive të tokës është thuajse e izoluar si pasojë e ndërprerjes së rrugëve, ndërsa ka probleme dhe me furnizimin me Ujë. Situata më problematike është për fëmijët e shkollave të cilët duke ti vine rreth fshatit për të arritur deri në shkollën e Dardhës. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar në studimin e kryer për këtë rast, 10 banesa i ka shpallur si të pabanueshme, ndërsa në studim citohet se e gjithë zone me një perimetër prej 10 hektar është e paqëndrueshme dhe nga çasti në çast rrezikon rrëshqitje të tjera, çfarë do të thellonin demin e shkaktuar. Rrëshqitja masive e tokës u shënua fillim marsin e kaluar, duke shembur thuajse plotësisht tre banesa e dëmtuar disa të tjera, të shpaluar tashmë të pabanueshme.

ME TE LEXUARAT