Ronaldo nuk ia hedh vetëm me kartonin e kuq, ja dënimi që mund t’i japë UEFA

Sport

Cristiano Ronaldo u ndëshkua mbrëmjen e djeshme me karton të kuq në fitoren e Juventusit 0-2 në Mestalla ndaj Valencias.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Portugezi pati një incident me mbrojtësin e Valencias, Murillo të cilin e kapi për flokësh dhe arbitri pa hezitim e ka përjashtuar.

Tashmë, sipas rregullores së UEFA-s, Ronaldo do të ndëshkohet automatikisht me një ndeshje moslojë pa të drejtë apelimi.

Mirëpo, në rast se komisioni disiplinor i UEFA-s cilëson se sjelljet e Ronaldos ishin jo-sportive, ai mund të dënohet deri në 3 ndeshje pezullim.

Gjithsesi, Juventusi do të ketë të drejtën e apelimit. Të shohim fillimisht çfarë mase do merret për yllin portugez.

ME TE LEXUARAT