Zbulohet prapaskena, informacioni që dërgoi RENEA-n me urgjencë në Nikël të Krujës

Nje informacion i policise lokale per pranine e nje grupi kriminal qe kryente gjobevenie, vrasje dhe vendosje tritoli ka qene shkaku i bastisjes qe forcat speciale RENEA zhvilluan pak dite me pare ne Nikel te Krujes.

Ky fakt eshte bere iditur diten e sotme ne seancen e zhvilluar ne gjykaten e Krujes ku kater nga pese te arerstuarit jane lene ne burg, citon lajmifundit.al. Pas informacionit te percjelle nga policia e Krujes, mesohet se prokuroria ka kerkuar leje ne gjykate per kryerjen e kontrollit te banesave dhe ekzekutimi i ketij aksioni me pas i eshte besuar forcave speciale.

Kliko per me shume info

Informacioni i percjelle nga policia nuk u konfirmua nga kontrollet pasi pavaresisht akuzave ne te shkuaren, pese personat e arrestuar jane akuzuar deri tani vetem per disa arme pa leje.

Nderkohe diten e sotme nën masa të rrepta sigurie është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë për 5 të arrestuarit e operacionit të policisë ne Nikël. Gjykata e Krujës eshte rrethuar nga forca të shumta të policisë lokale dhe repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Prokuroria e Krujës kërkoi burg për të ndaluarit për akuzat e armëmbajtes pa leje dhe pastrim parash. Gjatë operacionit të 4 ditëve më parë në Nikël, u sekeustruan dy pistoleta, armë të ftohta dhe shuma të konsiderueshme parash. Për prokurorinë, paratë dyshohet se janë produkt i aktiviteteve kriminale, kreysisht gjobëvënies.

Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, Gjykata vendosi masën arrest me burg për Ylli Çangun, Marklen Hakën, Valter Bamin dhe Skënder Lezën. Ndërsa për 67-vjeçarin Lutfi Haka u caktua masa e sigurisë arrest shtëpie. Në përfundimin e seancës, avokati i Valter Bamit u shpreh se klienti nuk mund të mbahet në qeli për një shpatë, ndërsa e cilësoi aksionin e policisë si joligjor.

Të mërkurën, reparti special RENEA i mbështetur nga policia lokale dhe FNSH mësynë në Nikël. Gjatë operacionit u sekuestruan dy pistoleta, 4 pushkë sportive, disa armë të ftohta dhe rreth 10 milionë Lekë. Fillimisht në policinë e Durrësit u shoqëruan 11 persona, 6 prej të cilëve u liruan. Mes të liruarve ishte edhe Durim Bami një emër i njohur për drejtësinë. Fshati Nikël pranë Krujës përmendet në raportet e policisë si një nga zonat ku qëndrojnë kontigjent kriminal me rrezikshmeri të lartë shoqërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.