Aksioni i RENEA-s në Tiranë, arrestohet i forti i Shkodrës Safet Bajri

Aktualitet

Zbardhet operacioni i policise se shtetit ne Tirane, ne pranga ka rene Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës.

Ai është arrestuar pasditen e sotme në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë pas nje ndjekje disa ditore nga ana e forcave speciale te policise.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi është bërë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, për veprat penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar të posaçëm kriminal.

Safet Bajri nuk është një emër i zakonshëm pavarësisht se ai nuk ka qenë një personazh i mediave shqiptare deri kur arriti të krijojë telashe për ministrin e emigracionit në Belgjikë, Theo Francken. Edhe pse shkodrani konsiderohej një nga njerëzit më të rrezikshëm të Belgjikës, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni etj, ai u kap dhe u deportua në Shqipëri.

Mediat belge akuzuan ministrin e fiksuar me deportimet e të huajve, duke i kujtuar se Safet Bajri është i lirë në Shqipëri dhe vazhdon ta drejtojë organizatën e tij nga Velipoja. Për plazhet e Velipojës thanë se kontrollohet nga 5 familje mafioze, njësoj si jugu i Italisë së dikurshme.

Safet Bajri u dënua më 25 janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Mbi Bajrin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.

15 ditë më parë në një operacion të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, policia e shtetit vuri në pranga 4 persona, të njohur dhe të afërm të Safet Bajrit, e më konkretisht; Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, Emrah Plaku, 22 vjeç, Astmer Bilali, 29 vjeç dhe Erogen Brajoviç, 36 vjeç. Këta persona, sipas policisë, janë anëtarë të grupeve kriminale aktive në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.

Ish-kryeministri Sali Berisha në disa komente e ka konsideruar atë si një person të lidhur me trafikun e drogës me mbështetje nga deputetë socialistë në Shkodër.

ME TE LEXUARAT