Rama: Cili është qëllimi i “korrigjimit të kufijve”

Aktualitet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi dhe atë që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur “korrigjim kufijsh”.

Rama tha se për këtë temë kishte një kërkesë që “të tregohemi të kujdesshëm pasi çështja është shumë delikate”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kam një kërkesë miqësore, që të jemi sa më bashkëpunues, se teatri ka vend për humor. Është një temë shumë e rëndë dhe ka një peshë historike.

Po jetojmë një kohë historike dhe nuk jemi të vetëdijshëm. Po sillemi me historinë si tufë amatorësh”, tha Rama”, tha ai.

I pyetur nëse ai ishte pro apo kundër idesë së Thaçit, Ramau shpreh se “kemi në dorë një shans historik që duhet shfrytëzuar”.

Ai e konsideroi “korrigjimin e kufijve” thjeshtë si mjet dhe jo qëllim. Por sipas tij nëse mbetet në fuqi paketa Ahtisari nuk ia vlen fare t’i hyjmë kësaj teme. Nga ana tjetër ai tha se Amerika është fleksibël në qëndrimin e saj për këtë temë.

“Të korrigjojmë kufijtë dhe të mbetemi me Ahtisarin nuk ia vlen fare. Korrigjimi është mjet jo qëllim. Amerika në pozicion fleksibël”, tha Rama.

Sipas tij gjendja e Kosovës është e keqe dhe nuk shkohet më me këtë gjendje pasi Serbia është brenda në Kosovë.

ME TE LEXUARAT