“Po s’bëhet llaf mo vlla”, e kapin pa kupon tatimor, inspektorët i kërkojnë ryshfet

Skandal me inspektorët tatimorë në Tiranë, të cilët kërkojnë nga menaxheri i një lokali 50 mijë lekë të reja ryshfet, pasi e kanë kapur pa kuponë tatimorë gjatë një kontrolli në administruar prej tij. Skandali u denoncua në Fiks Fare nga qytetari, i cili ka rënë pre e kërkesave abuzive të inspektorëve të tatimeve dhe në këto kushte ka regjistruar me zë bisedën me ta.

Sipas bisedës së transmetuar në Fiks Fare rezulton se rasti korruptiv ka ndodhur në zonën e ish-stacionit të trenit në Tiranë gjatë kontrollit në një lokal. Sipas bisedës, rezulton se dy inspektorë kanë hyrë në lokalin e një qytetari dhe pasi kanë konstatuar disa tavolina me klientë pa kuponë tatimorë i kanë kërkuar menaxherit 500 mijë lekë të vjetra ryshfet. Pas kësaj bisede, menaxheri kthehet te inspektorë dhe sipas bisedës së regjistruar u thotë se kishte folur me gruan e pronarit, e cila do të shkonte në shtëpi të merrte 500 mijë lekë dhe për gjysmë ore do ua sillte. Inspektorët i kërkojnë që ai të mos i tregojë njeriu për këtë çështje.

Kliko per me shume info

“Tashi ju keni hallin tuaj, ne kemi hallin tonë ore”, i thotë një nga inspektorët menaxherit të lokalit. Ndërkohë, gjatë bisedës me menaxherin, inspektorët e tatimeve luajnë rolin e policit të mirë dhe policit të keq, ku njëri thotë e mbyllim këtë muhabet, ndërsa tjetri ushtron presion, duke i treguar sesa tavolina kishte kapur pa kupon tatimor.

Pasi debatojnë për disa minuta, inspektorët e tatimeve dhe menaxheri bien dakord që do të takohen për rreth 30 minuta, ku do të kryhet pagesa për të mos vendosur gjobë.

Pas dakordësisë mes palëve, inspektorët e tatimeve nuk e raportojnë shkeljen e konstatuar, por vendosin që të marrin paratë nën dorë, duke abuzuar me detyrën. Ky nuk është rasti i parë abuziv që denoncohet në Fiks Fare, ku funksionarët e ndryshëm të shtetit kërkojnë para, duke ushtruar presion ndaj qytetarëve në nevojë ose për të kryer një shërbim të caktuar, ndërkohë që edhe në ditët në vijim, Fiks Fare do të denoncojë edhe raste më të rënda korrupsioni dhe abuzimi me detyrën.

Biseda e inspektorëve tatimorë me menaxherin e lokalit

Menaxheri- O vlla dëgjo tani unë fola me atë pronarin dhe më tha vimë brenda… vonohet 15 min. I thashë kanë ardhur këto të tatimeve dhe i thashë kshu kshu, kërkojnë 500 mijë lek (të vjetra) që mos vejnë as gjobë asgjë. Çuni të rrijë rehat në Itali të mbarojë punët ça ka me bo, ose për ndryshe të bllokohet aktiviteti i thashë. Për gjysëm ore tha hajde te shpia po marr burrin të vijë të m’i sjelli.

Inspektori i tatimeve- Për gjysëm ore?

Menaxheri- Po, për gjysëm ore

Inspektori i tatimeve- O shefi hajde një sekondë. A ma llaf burri?

Menaxheri- Po llaf burri mo vlla ça muhabeti bën

Inspektori i tatimeve- Doli gjysëm fjale pastaj…

Menaxheri- Ore për gjysëm ore… po s’bëhet llaf mo vlla ça muhabeti bën

Inspektori i tatimeve- Për gjysëm ore? Sa është ora?

Menaxheri- Për gjysëm ore…

Inspektori i tatimeve- Deri në orën tre?

Menaxheri- Për gjysëm ore tha ajo hajde të marrësh 500 mijë lekshin edhe hajde të mbyllet ky muhabet

Inspektori i tatimeve- Më fal, më fal!

Menaxheri- S’ka gjë mo se ne jena punëtorë mos e rruj k… fare

Inspektori i tatimeve-Tashi ju keni hallin, ne kemi hallin tonë ore

Menaxheri- Të kupton vllai jot, mos e vrit mendjen fare për atë punë. Po shyqyr që ramë dakord për këtë t’i mbarojmë e të ri të mendoj rehat për kokë time

Inspektori i tatimeve-O vlla ajo….

Menaxheri-Mori burrin në telefon, edhe i tha kshu kshu kshu, unë i kërkova 500 mijë lekë. Për gjysëm ore tha ajo do të marr unë në telefon të vish t’i marrësh lekët. Ndaç rri këtu ndaç bëj ndonjë xhiro edhe hajde prapë më vonë ça të duash ti bëj.

Inspektori i tatimeve- Edhe mos i lini këto tavolinat pa kupon fare

Menaxheri- Po nuk bëhet llaf mor burrë

Inspektori i tatimeve- Mos bëni ashtu gabimesh
Menaxheri-Thashë pra kisha ik unë ke Partizani me hëngër bukë a më kupton, pastaj e dyta nuk ka pas tavolinë pa kupona, i ka pre të gjitha po i ka marrë era kuponat. Kuponi ke goca.

Inspektori i tatimeve- Rri se i pashë kuponat të gjitha shumë mirë që në orën 10

Menaxheri- Për zotin kena klientë, hajde nesër kemi klienta që rrinë 5 orë me një kafe se kafe lagje është kjo.

Inspektori i tatimeve- E di se rri edhe tre orë me një kafe po problemi është që është ora 2

Inspektori i tatimeve 2- Ora 14. 20

Menaxheri- Të betohem për kokë të fëmijës ka pas që në 10

Inspektori i tatimeve 2- Ore ishte bidoni me ujë plot dhe nuk e kishin mor zotëri, nuk them për ato që kanë ardhur që në orën 10 unë, them për ato që e kishin bidonin me ujë plot kishin edhe kafe. Ore nuk po flas për ata , se ashtu e pi edhe kafen vetë, po flas për ata që e kishin kafe e freskët mo zotëri

Menaxheri-Po ku e pe ti që ishte kafe e freskët mo burr?

Inspektori i tatimeve- Kafja, uji sa kishin ardh

Menaxheri- Sa ja kishte çuar çuni (kamerieri) të betohem mor burrë për Zotin mo vlla, ja kishte çuar kuponin se unë isha vetë kur e preu mor burr

Inspektori i tatimeve- Kam numrin e kuponit këtu mor burr kam edhe të orës 10 edhe 11

Menaxheri- Atëherë ka ardhur klienti o zotri, atëhere ka ardhur klienti o vlla.

Inspektori i tatimeve- Pashë tjetrën s’kishte, tjetrën s’kishte, tjetrën këtu s’kishte

Menaxheri- Ore të gjitha kanë qënë me kupon o vlla, unë e di shumë mirë

Inspektori i tatimeve- Ai u ngrit i kontrolloi të gjitha i thashë më sill një kupon

Menaxheri-T’i solli pra të gjitha, t’i solli kuponat

Inspektori i tatimeve- Ore solli një tek kafe, një tek kafe ja ku e ke. Dy tek kafe se s’kishte asnjë tavolinë ja dy tek kafe. Ja ku i ke mo dy tek kafe, ja ku i ke!

Menaxheri-Ore i ka sjellë në rregull çuni ato. Ato që kishte, në rregull iku mo iku ky muhabet.

Inspektori i tatimeve- O shok , ishte tavolina ka kafe ujë mo vlla s’ke asnjë tek kafe, një tek kafe që është prerë në dy, një. Të shkruara ë

Menaxheri-O shefi iku ky muhabet

Inspektori i tatimeve- Një sekondë një sekondë. Kjo është e orës 10 kjo s’ka ç’më duhet, kjo vetëm një tek kafe kuponi 50.

Menaxheri-Aq punë ka pasur

Inspektori i tatimeve- O vlla a e kupton në gjithë këtë lokal ishte vetëm një tek kafe kupon i prerë.

Menaxheri-Po nuk ka shanse mo vlla! Ja ku e ke edhe kuponin ke tavolina ke ky burri mo vlla, e ke në tavolinë kuponin e atij burrit. Nuk e preu mbrapa për kokë të motrës jo , mos shkoj ta pyes klientin unë tani në tavolinë, ta pyes kur ka ardhur kuponi. Nejse ky muhabet iku o vlla po diskutojmë.

Inspektori i tatimeve-Nuk ke pse e pyet tjetrin se ne ishim, o goca çuna, ça ishin mbrapa gocave, tavolina tjetër atje, kjo tjetra këtu, ishin 5-6 tavolina.

Inspektori i tatimeve 2- Preji se për vete i ke, se ty mund të të shkojë 150 mijë lek xhiro në ditë këtu, unë nuk po them ti pri 10 po….

Menaxheri-Po për vete, po para se me ik unë i thashë priji kuponat të gjitha këtu dhe ika ke Vila Goldi vajta hëngra një pilaf me rob shpie

Inspektori i tatimeve 2- Unë s’po them t’i presësh kokë më kokë po të paktën pri 10 hiq 2

Menaxheri-Jo mo kokë më kokë s’na kushton gjë, aq punë ka këtu mo vlla për Zotin, aq punë ka. Duam s’duam ne aq punë ka o vlla, nuk na kushton fare asgjë mos me i pre a më kupton.

Inspektori i tatimeve- Nejse gjithsesi folim prapë. Ai kuponi atje duket që këtu, më fal atë kuponin atje e kam pa 5 herë

Menaxheri-Po ngaqë me the e ka pre në orën 10, klienti ka ardhur që në 10 edhe ato atje plako

Inspektori i tatimeve-Unë atje s’ja kam pa kuponin

Menaxheri-Ore shkova për veten time i thashë, ngaqë më the ti e ke pre tani

Inspektori i tatimeve-Jo jo po them për tavolinën atje, ka thënë këtu

Menaxheri-Unë kur folëm me the ti e ka pre tani kuponin dhe prandaj i shkova, kur të ka ardhur kuponi ty o zotri, i shkova për veten time o vlla

Inspektori i tatimeve-Ik e merri dhe njëherë ato dy kuponat atje?

Menaxheri-Po o vlla shkoj i marr unë

Inspektori i tatimeve- Ik e merri, kam thënë për birrën këtu që ishte një çun tjetër

Menaxheri-Birrën e kam unë është tavolina ime ajo.

Inspektori i tatimeve-Po ti nuk ishe aty. Hajde këtu Hajde

Inspektori i tatimeve2- Mos ja shkruaj

Inspektori i tatimeve-Ja shkrujta shumë mirë, ja shkrujta mo ja shkrujta

Menaxheri-O vlla është tavolina ime ajo

Inspektori i tatimeve-Më fal po ti nuk ishe këtu mo vlla

Menaxheri-Po s’isha ta thashë ku isha shkova hëngra një pilaf mu ke d….

Inspektori i tatimeve-Po mirë s’thashë gjë unë për birrën të thashë

Menaxheri-Edhe lashë çunin këtu i thashë të iki të ha një pilaf se kisha gjithë ditën pa bukë, rri 5 min se s’ka punë , rri 5 minuta edhe të iki të hajë vllai i thashë, ndërkohë e kisha hap birrën kur erdha më thërriti ajo hajde ….

Inspektori i tatimeve 2-Ça ke kshu u mbyll çdo gjë ça ke

Menaxheri-U mbyll mo çdo gjë

Inspektori i tatimeve2-Ça ke pse e hapni kot muhabetin?

Inspektori i tatimeve-Dëgjo kishe 5 tavolina përpara 1, 2, gocën, dy çunat mbrapa jo, këto çunat se këtë s’e pamë, këto të fundit fare ky që ishte me fasho, mbrapa gocave ishte çuni tjetër. Kishin ujë sa e kishin marrë. A ishe ti prezent kur të thashë më sill kuponin e asaj tavoline?

Menaxheri-Po mo vlla po sa kisha ardh unë mo vlla.

Inspektori i tatimeve-1 shkoj ke tjetra 2, shkoj edhe ke tjetra te çifti këtu poshtë 3

Menaxheri-T’i solli pra çuni kuponat

Inspektori i tatimeve-Nuk më solli asnjë nga këto, 3 kupona më solli vetëm një kafe zotëria, një kafe më solli ja ishte numri 50.

Menaxheri-Ne mundohemi t’i japim zgjidhje këtij muhabeti ju të ikni në punë tuj, ne të rrimë në hallin tonë

Inspektori i tatimeve2 – Tani a u kry ajo punë?

Inspektori i tatimeve-Kuponin 55 e kam marrë unë, se kam marrë një kupon mo sa hyra këtu thashë të lutem më pre një kupon tatimor.Kuponin 55 e kam marrë unë, 52 ky që unë e kam marrë në orën 2, 2 e 10 min e kam marrë unë, 50 është në orën 1, që më solli çuni kafe një kafe tek, se aty ishin dy kafe një ujë edhe se ça ishte një gjë tjetër. Më solli tek kafe, nuk të gënjej ja fatura

Menaxheri-Edhe unë nuk po të gënjej ,mo, unë të them që i presim të gjitha mo se nuk na kushton gjë mo

Inspektori i tatimeve-Kurse për këtë është kuponi, e di ça s’dukesh aty përshembull, sa kafe ka marrë po që kishte kupon në tavolinë. Dukej ajo?

Menaxheri-E di pse shkova unë, ngaqë the ti sa erdhëm ne filloi çuni shpërndante kuponat, dhe prandaj i shkova klientit unë, kur të ka ardh kuponi ty o vlla?

Inspektori i tatimeve-Unë të thashë për birrën këtu të thashë edhe aty s’ke kupon, s’ke pas mo e ke çu tani

Menaxheri-Jo jo është vendi im ai, ishte birra ime

Inspektori i tatimeve-Edhe birra jote që ta kesh të qartë shërbehet me faturë tatimore, pse? Sepse ça ke marrë ke marrë me faturë çfarë del del nga fatura, supozohet, zotëria ka marrë 24 birra dhe do shkarkohen 24 birra. Fol që s’e ke marrë në market

Menaxheri-Jo s’e kam marrë market në frigorifer e mora

Inspektori i tatimeve-Ka marrë zotëria me faturë 24 birra ose nuk e di sa ka marrë

Menaxheri-Të kuptoj të kuptoj

Inspektori i tatimeve-Dhe është i detyruar të presi kuponin edhe për vete. Do t’i shkarkojë mo vlla

Inspektori i tatimeve 2 – O …. A e ke larg shpinë që të lëvizim të paktën

Menaxheri-Mu këtu te d…. e ka shpinë a t’i iki edhe njëherë ke shpia tani?

Inspektori i tatimeve 2 –Mirë ik edhe njëherë. Që mos vijë ai plaku këtu

Menaxheri-Ç’punë ka plaku këtu mo vlla

Inspektori i tatimeve- Prandaj çfarë merret me faturë shkarkohet në faturë. Edhe ti n.q.se je punonjës këtu birra nuk jepet falas vlla

Menaxheri-Normal që s’jepet falas se ai me lekë e ble se ble pa lekë

Inspektori i tatimeve-Edhe ti pret kuponin, po nuk po them gjë për atë, unë mendova se është dikush tjetër

Menaxheri-Jo mo tavolina ime është

Inspektori i tatimeve 2 –A do lëvizësh edhe njëherë?

Menaxheri-Po po lëviz unë

TOP CHANNEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.