PD: Vëllai i Xhafës kontrollon lojrat e fatit

Fatmir Xhafa ka mbrojtur vëllain e tij, Agron Xhafa që paratë e aktivitetiit të vet kriminal në trafikun e drogës e ka konvertuar në biznesin e lorave të fatit.  Kompanitë e basteve që sipas t dhënave dhe statistikave që janë publikuar sot, kanë marrë një hov shumfishimi biznesi në kohën e Rilindjes, i takojnë dy vëllerzërve që janë dënuar së bashku me Agron Xhafën.

Kliko per me shume info

Gjatë një konference për shtyp në selinë e PD-së Enkelejd Alibeaj tha: “E mbani mend sesi katër muaj më parë, PD publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj, të dënuar për trafik droge” tha ai duke treguar edhe vendimin e dënimit nga gjykata (faksimilja ne fund te shkrimit).

Nga selia blu u nxorën grafikë që tregojnë se që pas vitit 2013,  pjesa e tregut që këto kompani kanë rrëmbyer është rritur duke pretenduar se kjo ka ardhur si pasojë e favorizimit nga shteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.