‘Pas humbjes me Kilin Messi qante si një fëmijë që humbet nënën’

Një person që e njeh Messi është edhe Elvio Paolorosso, i cili punonte me Gerardo Martinon, si trajneri i fitnesit. Ai ka punuar me yllin argjentinas si te Barcelona dhe te kombëtarja.

Elvio Paolorosso ka zbuluar së fundmi disa prapaskena në lidhje me sulmuesin e Barcelonës, pas humbjes ndaj Kilit në finalen e kampionatit të Amerikës Latine.

Kliko per me shume info

Ai ka thënë se Messi e ka vuajtur jashtëzakonisht atë humbje dhe ka qarë gjatë, deri të orët e vona të natës.

“Në dhomat e zhveshjes ishte e vështirë dhe e dhimbshme, por më e keqja nuk kishte ardhur. Në 2:00 të natës, aty diku, shkova në depo dhe aty e gjeta Leo Messi, plotësisht i vetëm. Qante si një fëmijë që e humb nënën e tij. Ishte i shkatërruar dhe askush nuk mund ta ngushëllonte atë.

Ia dhashë një përqafim dhe pimë pak verë bashkë. Kam punuar me Messin te Barcelona dhe Argjentina dhe kam vetëm fjalë të mira për sjelljen e tij. Ai gjithmonë punon mirë, pa marr parasysh se a është fusha e fortë apo e butë”, ka thënë Paolorosso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.