Olta Gixhari larg aktrimit, zbulon aktivitetin e saj në sipërmarrje

Kliko per me shume info

Ajo është një aktore e njohur e cila shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për bukurinë dhe format e saj seksi. Pasi provoi se mund të jetë shumë e zonja në aktrim, së fundmi Olta Gixharin po e shohim edhe si një sipërmarrëse të re.

Gixhari ka hapur zyrën e saj imobiliare e cila operon në fushën e shitblerjes dhe qirasë së pronave të paluajtshme. E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, aktorja tregoi se prej 3 muajsh ka hapur zyrën e saj në Durrës nga ku punon së bashku me stafin e saj.

Kliko per me shume info

“Është muaji i tretë që unë kam hapur zyrën, por punën kemi gati 7-8 muaj që e kemi nisur. Nuk është fare e thjeshtë, aktrimi dhe sipërmarrja janë dy botë krejt të ndryshme, por po përpiqem t’i menaxhoj të dyja në linjën e duhur.

Shpesh kur jam në teatër jam me mendjen në zyrë ose me telefon sepse duhet të jem gjithë kohën e informuar lidhur me kërkesat e klientëve të cilët kanë kërkesa nga më të ndryshmet. Nuk e kam të caktuar kohën që kaloj në zyrë, ka javë që shkoj çdo ditë dhe ka ditë kur shkoj vetëm një orë apo dy në ditë”, tregoi Gixhari.

E bukur dhe e suksesshme në skenë, Olta Gixhari duket se premton sukses edhe në fushën e biznesit. Lidhur me eksperiencën e saj të re, Gixhari tha se fillimisht ka qenë e vështirë për të, por trajnimet e shumta ia kanë thjeshtësuar punën.

“Tashmë ka filluar të më bëhet e natyrshme, por në fillim kam qenë shumë e emocionuar për idenë e sipërmarrjes dhe drejtimit të një zyre. Ky është një treg aspak i lehtë edhe pse Durrësi premton shumë për agjenci imobiliare.

Përpos kësaj, Durrësi ka një potencial shumë të madh dhe për zonën e bregdetit ka shumë kërkesa. Nuk është e thjeshtë që një klient të vijë dhe të besojë pronën, por ne jemi duke e trajtuar këtë treg dhe jemi në hapa shumë të mirë”, tha aktorja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.