Njihuni me Evën, ndërmjetësen shpirtërore që sheh njerëz të vdekur

Bota

Eva Mendonça është një ndërmjetëse shpirtërore që pretendon se është në gjendje të shohë njerëz të vdekur. Ajo thotë se e zbuloi dhuntinë e saj ndërsa punonte si lexuese letrash tarotësh dhe prej aty vazhdoi studimet në Kolegjin Arthur Findlay të Spiritualizmit në Essex.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një intervistë të dhënë për Vice, ajo tregon se çfarë do të thotë që të shohësh të vdekur dhe të komunikosh me ta. Eva tregon gjithashtu se si e kuptoi që ishte e ‘bekuar’ me një dhunti që se kanë të gjithë.

VICE: Çfarë do të thotë saktësisht të jesh një ndërmjetëse shpirtërore?

Eva: Një ndërmjetëse shpirtërore ka aftësinë për t’u lidhur me ndërgjegje me dimensionin shpirtëror. Ne jemi urë midis botës njerëzore dhe shpirtërore.

A shihni njerëz të vdekur dhe a flisni me ta?

Po. Por më së shumti i ndiej ata, në një nivel psikik. Më japin informacion dhe flasin me mua, por në mënyrë jo-vokale. Është sikur t’i kem njehur gjithmonë, megjithëse nuk jemi takuar gjallë. Është ajo që ne të këtij “biznesi” e quajmë "njohja e brendshme".

Si e zbuluat dhuntinë tuaj?

Isha duke punuar si një lexues letrash me tarot kur, në mes të një seance me një klient të rregullt, dëgjova një zë të brendshëm që më thoshte të ndaloja dhe të fokusohesha. Kam shikuar lart dhe kam vërejtur një grua të ulur pranë meje, veshur me të zeza dhe duke mbajtur një fëmijë.

Instinktivisht, e dija se ajo ishte nëna e klientit që po lexoja. Fillova të pyesja se si ishte e mundur që unë po merrja të gjithë këtë informacion rreth gruas dhe se si ajo ishte në gjendje ta komunikonte me mua pa përdorur asnjë nga pesë shqisat. Ishte pikërisht aty ku kuptova se kisha këtë aftësi për të kuptuar dimensionet e tjera.

A keni rënë ndonjëherë në dashuri me një shpirt?

Jo, faleminderit zot! Unë e di se kjo mund të ndodhë, dhe kjo është arsyeja që shpresoj që të mos më ndodhë kurrë mua. Duhet të jetë një gjë e ndërlikuar për t’u marrë me to.

A mund t’i shihni apo ndjeni gjërat tek njerëzit vetëm duke ecur përpara tyre?

Po – mund të shfaqen në çdo sekondë, por unë përpiqem t’i mbaj larg. Përpiqem me sa kam mundësi që të jetoj një jetë normale. Ka disa gjëra që vazhdojnë të ndodhin dhe që unë si kam në dorë, si psh unë mund të di që një grua është shtatzënë edhe para se ta dijë ajo vetë.

A jeni në gjendje të shihni në të ardhmen tuaj ose të lexoni veten?

Ndonjëherë kam intuita për veten time, si mendime të rastësishme që i them me zë që përfundojnë duke ndodhur në jetën reale. Por nuk janë shumë të qartë dhe nuk e praktikoj shumë shpesh…Përgjithësisht nuk e përdor dhuntinë time për veten time.

ME TE LEXUARAT