Nga ndryshojnë Peshoret e shtatorit nga ato të tetorit?

Kliko per me shume info

Peshoret e lindura në shtator ndryshojnë nga ato të lindurat në tetor. Muaji ka një rëndësi të madhe sa i përket personalitetit të njerëzve.

Kliko per me shume info

Një uebsajt që merret me shenjat e horoskopit ka realizuar një forum të hapur me anë të së cilit kërkonte mendimet e njerëzve të ndryshëm, për mënyrën se si i shohin peshoret e shtatorit dhe ato të tetorit. Shumica e personave të cilët kanë shprehur opinionin e tyre, kanë vlerësuar më pozitivisht Peshoret e lindura në muajin tetor.

Ata kanë renditur një sërë ndryshimesh midis shenjave, ku dallohet qartë një ndryshim mes tyre.

Peshoret e lindura në shtator janë vlerësuar si më gënjeshtare se ato të lindura në tetor. Por, nga ana tjetër duket se Peshoret e shtatorit janë më të rregullta se ato të tetorit, të cilat i cilësojnë si të rrëmujshme.

Pavendosmëria e cila është një karakteristikë identifikuese e Peshoreve, duket se është më e theksuar te ato të shtatorit. Peshoret e tetorit janë më sportive, dhe nuk para e vrasin mendjen për opinionin e të tjerëve. Ndryshe nga Peshoret e shtatorit, të cilat duket se kanë më tepër nevojë për konfirmim.

Më tepër sociale janë Peshoret e tetorit, ndërsa ato të shtatorit kanë tendencën të jenë më të rezervuar me njerëzit.

Dhe si përfundim, sa i përket sharmit dhe sensit të humorit peshorja anon në ato të tetorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.