Në dasmën e Sarës, familja kujtoi Dritan Hoxhën me këtë detaj

Showbiz

Sara Hoxha dhe Ledion Liço kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë buzë liqenit Como në Itali, me 11 gusht të këtij viti. Një dasmë për të cilën pritëm shumë gjatë, për të parë disa imazhe nga festa e dashurisë, pasi Sara dhe Ledioni kishin vendosur një rregull strikt për të ftuarit: Jo foto!

Dhe postimin e parë zyrtar nga nusja e patëm vetëm më 14 shtator, kur Sara publikoi disa foto në Instagram nga ceremonia e veshur me fustanin e bardhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të gjitha momentet më të rëndësishme të përgatitjes para dasmës u zbuluan të dielën nga Lori Hoxha, përmes një video në publikuar në “YouTube”. Dhe një nga detajet kryesore ishte prania e Dritan Hoxhës, themeluesit të “Top Channel”, i cili ndodhej në ditën më të rëndësishme të së bijës në mënyrën më të veçantë.

Për të përkujtuar të atin dhe bashkëshortin e ndjerë, dy vajzat dhe Vjollca Hoxha kishte zgjedhur që dhëndri Ledion Liço të mbante manshetat e Dritanit.

Të mbledhura të treja te kutia ku mbaheshin manshetat e ish-themeluesit të televizionit, zgjedhin se cilat do të ishin ato që do të mbante në këmishë Ledioni. Kamera nuk fokusohet te manshetat, duke mos treguar më shumë për aksesorët.

ME TE LEXUARAT