Munguan në ceremoninë “The Best”, trajneri i njohur sulmon Messin dhe Ronaldo

Sport

Ronaldo dhe Messi nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e djeshme "The Best" ku u ndanë shumë çmime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Portugezi e injoroi hapur, ndërsa Messi u justifikua me një problem familjar.

Gjithsesi mungesa e tyre u vu re nga të gjithë. Sidomos nga trajneri i njohur Fabio Kapelo i cili ka lëshuar thumba për dy futbollistët.

Ai u shpreh:

Është mungesë e theksuar respekti për lojtarët, gazetarët dhe botën e futbollit. Kur jepen çmime, janë të gjithë prezentë. Ndoshta kanë fituar shumë çmime dhe nuk u pëlqen të marrin pjesë në të tilla ceremoni, por në jetë duhet të sillesh mirë si kur fiton, ashtu edhe ku humb".

ME TE LEXUARAT