Më thuaj çfarë pozicioni fle, tju tregoj çfarë sheh trupi juaj

Soft

Një studim i drejtuar nga eksperti i gjuhës së trupit, Robert Filip, ka zbuluar se pozicioni ynë i gjumit pasqyron jo vetëm gjendjen shpirtërore dhe nivelin e stresit, por edhe personalitetin tonë të fshehur.

Kërkimi zbuloi se pozicioni “fetus” ishte mënyra më e përbashkët e të fjeturit, e përhapur në 58 për qind të njerëzve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky pozicion gjumi reflekton përpjekjen subkoshiente për të larguar stresin gjatë gjumit. Pozicioni “Log” ishte i dyti më i përhapur në 28 për qind të njerëzve. Këta persona flenë në brinjë me të gjithë gjymtyrët shtrirë vertikalisht, gjë që tregon se ata janë shumë këmbëngulës dhe të vendosur për të arritur qëllimet e tyre.

Gjysma e britanikëve fle në pozicionin që tregon se janë të stresuar, një e katërta fle në brinjë, pak të tkurrur me duart e zgjatura para trupit. Ky pozicion quhet “Yearner” dhe domethënia e tij është se këta persona janë vazhdimisht në kërkim të sfidave të reja dhe i ëndërrojnë ato teksa flenë.

17 për qind e njerëzve thonë se flenë përmbys me duart mbi jastëk, në pozicionin e quajtur “Freefall”. Ky pozicion tregon se jemi të stresuar, por edhe se jemi në ankth dhe se ndihemi jashtë kontrollit.

Pozicioni Foetal. Njerëzit që flenë kështu janë duke u përpjekur të qetësohen dhe të largojnë stresin nga aktiviteti i shumtë ditor. Sa më lart të jenë ngritur gjunjët dhe sa më poshtë të jetë ulur koka, aq më shumë rehati do të ndjeni. Personat që flenë në këtë mënyrë janë të vetëdijshëm, të rregullt dhe duan që çdo gjë të jetë në vendin e vet, por e meta e tyre është se mendojnë shumë për gjërat dhe se shpesh shqetësohen pa qenë e nevojshme. Individët që flenë kështu në shumicën e natës, pritet të jenë të freskët kur të zgjohen, sepse ata kanë aftësinë të copëtojnë problemet e ditës së shkuar dhe t’i organizojnë ato në mënyrën e duhur. Për këtë arsye, kur zgjohen në mëngjes, këta persona ndihen të gatshëm të ecin përpara. Personat që flenë në pozicionin “Foetal” duhet të bëjnë kujdes që të mos mësohen keq me zonën e qetësimit gjatë gjumit, por të jenë të aftë të përballojnë sfidat e reja të ditës, edhe pa i menduar dhe i organizuar aq gjatë.

Pozicioni Yearner ka dy shpjegime të mundshme: Krahët e shtrirë drejt interpretohen sikur personat po ndjekin ëndrrat e tyre ose përkundrazi shpjegohen sikur ndihen të ndjekur nga të tjerë. Këta njerëz duan më shumë nga jeta dhe dëshirojnë të marrin gjithçka i duket e bukur, janë të gatshëm të shkojnë pas çdo sfide të re që i del përpara. Individët që flenë në pozicionin “Yearner” janë kritikët më të ashpër të vetes, gjithmonë duke pritur më të mirën nga gjithçka që bëjnë. Ata gjithashtu heqin dorë shumë shpejt nga gjërat, që nuk bëhen sipas mënyrës së tyre apo që nuk i përshtaten. Personat që flenë në pozicionin “Yearner”, janë të etur për të përballuar sfidat e ditës dhe gjithnjë në kërkim të mundësive të reja. Megjithatë duhet të kenë kujdes, pasi ka rrezik që të shpenzojnë shumë kohë dhe energji pas diçkaje që nuk i përmbush, por që i është fiksuar për shkak të egos së tyre. Personat “Yearner” e fillojnë ditën shumë të entuziazmuar, të gatshëm për të kuptuar çfarë dëshirojnë dhe të gatshëm për ta arritur qëllimin.

Pozicioni Log. Personat flenë duke e mbajtur kokën, qafën, krahët, këmbët dhe të gjithë trupin të shtrirë në vijë të drejtë. Këta njerëz sa më gjatë të flenë kështu, aq më shumë të pandjeshëm janë ndaj mendimeve që kanë, por rrezikojnë t’ia vështirësojnë punët vetes, duke qenë se bëhen persona të papërkulshëm, të pandryshueshëm. Individët “Log” janë të vendosur në rrugën e tyre dhe mund të jenë edhe kokëfortë, pasi këmbëngulin t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre duke marrë kështu pamje të ngurtë. Të flesh në pozicionin “Log” mund të ndikojë që të zgjohesh më i ngarkuar sesa ishe teksa u shtrive për të fjetur. Këta persona duhet të përpiqen më shumë të qetësohen dhe t’i lënë muskujt e tyre të shtendosen, duke harruar kështu çdo detaj të ditës së shkuar, vetëm në këtë mënyrë do të zgjohen më të aftë për të menduar në mënyrë elastike. Personat “Log” kërkojnë me ngulm që çdo ditë të arrijnë gjëra të reja dhe në këtë mënyrë, dita e tyre kalon më bukur dhe me më shumë aventura.

Pozicioni Freefall. Në këtë pozicion personat flenë përmbys dhe me duart e mbështetura mbi jastëk. Fizikisht ky është pozicioni më i vështirë për të rriturit. Personat “Freefall” priren të mendojnë sikur jeta ndodh atje jashtë dhe ata janë vetëm spektatorë të saj, gjë që i bën të ndihen sikur nuk mund të kontrollojnë asgjë që ndodh. Këta zgjohen duke ndier se kanë akoma gjëra të lëna përgjysmë nga dita e shkuar, kjo i bën të ndihen në ankth rreth gjërave që kanë për të bërë sot. Njerëzit “Freefall” kanë nevojë të përballen ngadalë me gjërat duke kaluar tek të tjerat në kohën e duhur për ta. Në këtë fazë ku përzgjedhin se çfarë janë në gjendje të presin, atëherë ata kanë më shumë mundësi për të qenë të lumtur dhe të frymëzuar për të krijuar vetë fatin e tyre. Eksperti i gjuhës së trupit Robert Filip, përfundon duke thënë se duhet të dimë që gjumi jo vetëm na ndihmon për ta pritur sa më mirë ditën që vjen, por tregon edhe se në çfarë gjendjeje do të jemi gjatë saj.

ME TE LEXUARAT