Më tepër info së shpejti/ Çfarë po paralajmëron ambasadori i ri i BE

Aktualitet

Ambasadori i ri i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar ditën e sotme për herë të parë në lidhje me një aksion të zhvilluar në Shqipëri.

Soreca ka folur për operacionin ‘Oaz’ dhe ka deklaruar se lufta ndaj trafikut të drogës është prioriteti i BE-së në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por mesazhi i ambasadorit Soreca ka dhe një enigmë, ku ai në fund të tij shkruan: ‘më tepër info së shpejti ...’

‘Mirëpresim operacion i rëndësishëm i policisë zhvilluar në Shqipëri e Holandë nga task forca speciale e Ministrisë së Brendshme Shqipëri, në bashkëpunim me forcat policore të disa vendeve të BE.

Lufta kundër krimit të organizuar/trafikut të drogës, prioritet kryesor për Shqipërinë dhe BE. Më tepër info së shpejti ...’

Për çfarë po flet ambasadori i ri i BE-së në Tiranë? Çfarë pritet të tregojë italiani i specializuar në luftën ndaj krimit dhe trafiqeve të ndryshme?

Kjo mbetet për tu parë edhe pse pritshmëritë janë që Luigi Soreca të jetë komplet ndryshe ish-ambasadores Romana Vllahutin e cila në 4 vitet e shërbimit në Tiranë nuk tha asnjë fjalë për kanabisin dhe trafikun e drogës.

ME TE LEXUARAT