“Më bënte magji të zezë për të më shkatërruar jetën”, bateristja e Beyoncé rrëfehet

Showbiz

Ish-bateristja e Beyonce ka folur për vitet e vuajtjes që ajo pretendon se ajo ka kaluar në duart e superstarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një intervistë për DailyMailTV,  Kimberly Thompson pretendon ndër të tjera se Beyoncé i ka bërë magji të zezë për t’i shkatërruar jetën e saj private .

Thompson paraqiti një urdhër ndalimi kundër  këngëtares duke pretenduar se gjatë gjashtë viteve të fundit ajo ka udhëhequr një fushatë ngacmimi ndaj saj. Fushata, sipas saj, përfshinte praktikën e magjisë dhe “formulave magjike të bezdisjeve seksuale”.

37-vjeçarja, e cila bënte pjesë në grupin e Beyonce-s si bateriste për shtatë vjet, e akuzon këngëtaren se e ka shkatërruar në çdo aspekt të jetës së saj, përfshirë karrierën, marrëdhëniet dhe financat e saj, të gjitha këto për shkaqe xhelozie.

Thompson u shpreh:

Nuk më ka lënë rehat të eci përpara, të përparoj si një grua të pjekur dhe të punoj me njerëz të tjerë. Ka bërë gjithçka për të dëmtuar çdo lloj lumturie që mund të kisha".

Beyoncé, e cila aktualisht ndodhet në turne me bashkëshortin e saj Jay-Z, nuk ka dhënë ende një koment rreth pretendimeve të ish-bateristes së saj.

Thompson pretendon se Beyoncé përdorte magji që e lejonte atë të "manipulohej seksualisht", duke thënë se këngëtarja e bëri këtë duke ‘u hedhur në trupa të tjerë’ për ta parë atë të jetën intime me partnerët.

Bateristja u shpreh se është penduar shumë që ka punuar me artisten duke shtuar se i ka shkatërruar çdo gjë që është munduar të ndërtojë në jetën e saj.

ME TE LEXUARAT