Mbrojtësi i Juventus, Bonucci mallkon tifozin

Bota e internetit nuk është e kufizuar, kjo është e sigurt dhe për të renë preh e urrejtjes në mënyrë të pashmangshme janë personazhet e famshëm. Të gjithë personazhet e internetit, modës, sportit apo televizionit janë në qendër të vëmendjes, pasi shpeshherë marrin sulme dhe kritika të ashpra për punën që ata bëjnë, por është ndryshe kur ata marrin mesazhe të ftohta drejtuar familjeve të tyre.

Një prej tyre është rasti i mbrojtësit të Juventus, Leonardo Bonuccit, i cili ditën e djeshme ka marrë një mesazh nga një tifoz në “Instagram”: “Vdekshin të dy fëmijët e tu”, ky ka qenë mallkimi ndaj lojtarit italian, por nuk ka kaluar shumë kohë dhe mbrojtësi i ka kthyer përgjigje.

Kliko per me shume info

“Ndoshta një ditë do të jetojmë në një botë më të mirë, por për tani shpresoj që të mbaj larg fëmijët e mi nga bota ku po jetojmë. Bota e njerëzve të tillë. Bota e dhunës së gjesteve, fjalëve dhe mendimeve. Tani fshi llogarinë, ndrysho profilin, telefono dikë që të të ngushëllojë, por askush nuk mund të të ndryshojë. Do të mbetesh i neveritshëm”, ka shkruar Bonucci në një “story”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.