Lamtumirë verë, nga nesër temperaturat zbresin me 10 gradë

Aktualitet

Moti – E hënë, 24 shtator 2018

Sipas MeteoAlb: Nga mëngjesi deri pasdite moti karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në gjithë territorin; përjashtuar vranësira të shpeshta gjatë pjesës së dytë të ditës në ekstremin Verior dhe brigjet Perëndimore të cilat rrezikohen nga shira afatshkurtër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por rënie me 1 – 2°C sjell mesdita duke luhatur ekstremumet termike nga 11 në 32°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare deri pasdite kur pritet forcim i saj fillimisht në Veri dhe gradualisht gjatë natës era forcohet në të gjithë vendin duke arritur shpejtësi mbi 70 km/h. Drejtimi i erës do jetë Verilindor dhe për pasojë në det gjenerohet dallgëzim 5 – 6 ballë.

***

Moti për ditën e martë, 25 Shtator

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës mbeten me kthjellime e vranësira kalimtare; më të shpeshta vranësirat paraqiten gjatë mesditës në Veri dhe Verilindje duke krijuar mundësi për shira të izoluar ndërsa shfaqet mundësia për flokë dëbore në majat e maleve. Pasditja largon vranësirat gradualisht drejt ekstremit Jugor të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm; me 5 – 6°C në zonat e ulëta dhe bregdet por rënie me 8 – 10°C pritet në zonat malore. Rrjedhimisht pritet që në rang territori, vlerat ekstremale të ulën në 4 dhe 27°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi maksimale mbi 70 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi 5 – 6 ballë.

ME TE LEXUARAT