Kuzhinieri i famshëm shqiptar, shumë pranë spektaklit “MasterChef America”

Showbiz

Loni Pustina është kujdesur prej shumë vitesh, që të gjithë shqiptarët e zhvendosur në New York të mos e harrojnë shijen e gatimeve shqiptare.

Ndaj ata i bashkohen mbrëmjeve, në atë që ai e ka cilësuar si “Sofra e Lonit”. Mirëpo dita e sotme, ka qënë një ditë plot gëzim për kuzhinierin shqiptar, pasi ai mori lajmin se mund të jetë pjesë e sfidës së gatimit “MasterChef America”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ëndrra ime është që një ditë të bëhem MasterChef. Vetëm një hap ka mbetur që të bëhem pjesë e spektaklit në ‘Fox Tv’” – shkruan krahas fotos kuzhinieri shqiptar, ku kërkon ndihmën e bashkëkombësve të tij që ta përkrahin.

Pustina ka gjetur mbështetjen jo vetëm nga të gjithë shqiptarët jashtë vendit, por edhe të disa artistëve shqiptarë, siç është edhe Dafina Zeqiri, e cila e ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

ME TE LEXUARAT