Kurti: Thaçi po e përdor Luginën e Preshevës si 'karrem'

Kosovë&Rajon

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi se po e përdor idenë e tij të bashkimit me Luginën e Preshevës si karrem për të tjerët .

Për të përfshirë të tjerët në aventurën e tij personale të shkëmbimit territorial me Serbinë, Thaçi fillimisht u përpoq të përdorte vendin e Kosovës të OKB-së si një karrem, dhe tani, edhe një herë, po përpiqet të përdorë rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit si karrem. Një shtrirje e gënjeshtrave, jo e tokës. Presidenti Pinokio?”, shkruan kreu i Vetëvendosjes në rrjetin Twitter.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë me idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, e cila sipas tij nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, por jo edhe dhënien e veriut për Serbinë, ide kjo e cila ka hasur në kundërshtimin e Gjermanisë. Për korrigjim të kufijve ka folur edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, ku në liqenin e Ujmanit ka përmendur kundërshtimin ndaj kësaj ideje nga ana e kancelares gjermane Angela Merkel.

ME TE LEXUARAT